Klopp shpreson në qëndrimin e Can

Sport July 23, 2017 - 17:58

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se bisedimet për rinovimin e kontratës mes klubit anglez dhe mesfushorit, Emre Can janë duke shkuar mirë, transmeton zeri.info

Disa prej raportimeve të ditës së sotme thonin se Can është pajtuar që t’i bashkohet Juventusit, por Klopp thotë se Liverpooli dëshiron ta mbajë futbollistin.

“Ju mund ta imagjinoni se ne tashmë kemi filluar bisedimet dhe ne të gjithe ndihemi mirë dhe të sigurtë në këtë moment.”, deklaroi Klopp.

“Emre është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ne nuk duam të shesim apo të humbasim futbollistë të formacionit të parë.”, shtoi strategu gjerman./Zëri