Vëllaznimi përforcon skuadrën, huazon sulmuesin e Skënderbeut

Sport July 23, 2017 - 16:57

Klubet kosovare duket se në merkaton e kësaj vere kanë zgjedhur të kthejnë shikimin nga Shqipëria dhe të përforcohen me elementët të cilët u duken interesantë.

Kështu, pas Lirisë së Prizrenit që mori 4 futbollistë në tregun shqiptar, është Vëllaznimi i Gjakovës që është përforcuar në repartin e sulmit me sulmuesin korçar 20-vjeçar, Paolo Ivani.

Kartoni i Ivanit është pronë e klubit të Skënderbeut, por korçarët kanë vendosur ta huazojnë në mënyrë që të ketë më shumë hapësira aktivizimi. Gjatë pjesës së dytë të sezonit të shkuar, Ivani u aktivizua si i huazuar te skuadra e Korabit.