Perisic mund të largohet

Sport July 23, 2017 - 16:50

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti pranon se mesfushori, Ivan Perisic mund të largohet nga klubi nëse Manchester United bën ofertën e duhur, transmeton zeri.info

Klubi italian kërkon 48 milionë funte për reprezentuesin kroat.

“Ai është një lojtar fantastik dhe nëse e ardhmja e tij do të ishte në dorën timë, atëherë do ta mbaja.”, deklaroi Spalletti.

“Sidoqoftë, nëse arrin ndonjë ofertë dhe klubi është i kënaqyr me shifrën e ofruar, e cila pastaj do të shfrytëzohej për të investuar në skuadër, ai mund të largohet.”, shtoi trajneri italian./Zëri