Kapen ‘mat’ Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha, historia vazhdon…(Foto)

Sport July 23, 2017 - 16:46

Tash e disa muaj po diskutohet ndër mediumet shqiptare, historia e dashurisë së Çiljeta Xhilagës me portierin Alban Hoxha.

Çifti simpatik i estradës sonë, janë treguar të kujdesshëm ta mbajnë larg vëmendjes së mediave ndjenjën e tyre. 

Por disa foto të mbërritura sot në redaksinë e "Express" dëshmojnë se çifti shumë i dashur i estradës janë bashkë, duke hedhur poshtë çdo thashethem që ka qarkulluar deri tani.

Ata duket se po e jetojnë të lumtur dashurinë e tyre pavarësisht fjalëve dhe sipas disa burimeve po e vazhdojnë bashkëjetesën sëbashku me fëmijët.

Në fotografitë e siguruara nga "Express" vërehet qartë Çiljeta si pasagjere dhe Albani me timonin në dorë.

Ata kanë gati dy vite të lidhur dhe konfirmimin e kanë bërë edhe vetë, mjaft të kujtojmë ditëlindjen e Çiljetës ku ishte prezente e gjithë familja e Albanit.

Image

Image