Vret veten ish futbollisti i njohur shqiptar

Sport July 23, 2017 - 16:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, ku policia ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-portieri i njohur korçar Gjergji Kushe.

Ish-futbollisti i cili kulmin e karrierës e kishte në fillimin e viteve ’80 duke luajtur me Vllazninë ku fitoi edhe titullin kampion në sezonin 1982-1983, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte i vetëm. Ngjarja është konfirmuar nga Policia për “Panorama”.

Burimet nga blutë e qytetit rajonal konfirmuan se burri e ka kryer aktin në gjendje të renduar emocionale. Mësohet se ai kishte lënë edhe një letër lamtumire e cila është marrë si provë nga ekspertët në vendngjarje.

INFORMACIONI PARAPRAK:

Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.