Zyrtare: Juventus transferon talentin shqiptar

Sport July 22, 2017 - 18:22

Drejtuesit e Juventusit nuk po punojnë vetëm për transferimin e lojtarëve të mëdhenj, por edhe për talentet e së ardhmes.

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë arritur akordin me 3 talente, ku një ndër ta është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Qëndrim Kameraj, i cili luan si sulmues qendror dhe anësor.

Shqiptari i lindur në Luzern, do të jetë pjesë e të rinjve të Juvestusit për sezonin e ardhshëm.

Kameraj luan edhe me U-18 të Zvicrës, ku në 2 ndeshje ka realizuar 1 gol. /Express/