Spektakli te Ura e Fshejtë

Sport July 22, 2017 - 13:01

E diela pritet të jetë një ditë me temperatura të larta prej rreth 31 gradë celsiusë, ndërsa shumë qytetarë këtë ditë vikendi pritet ta kalojnë tek Ura e Fshejtë në Gjakovë, ku do të mbahet gara tradicionale e kërcimeve prej urës, shkruan "Zëri".

Spektakli thuajse është i garantuar, kurse organizatorët kanë bërë të ditur se gara e sivjetme pritet të jetë me e mira që është organizuar ndonjëherë.

Prej orës 16:15 do të mbahet gara e kërcimeve në këmbë, kurse nga ora 16:40 do të zhvillohet gara e kërcimeve dallëndyshe.

Prej orës 17:00 sërish do të ketë garë e kërcimeve në këmbë, ndërsa nga ora 17:20 do të zhvillohet gara tjetër e kërcimeve dallëndyshe.

Ndërsa, spektakli do të mbyllet pak para orës 18:00 me shpalljen e fituesve dhe ndarjen e çmimeve të rëndësishme.

Siç dihet, gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë është njëra prej ngjarjeve më interesante, ndërsa imazhet e bukura të kësaj gare përhapen edhe nëpër mediat botërore. /ZËRI/