Kosova, në Botëror

Sport July 22, 2017 - 08:48

Kampionati Botëror në not tashmë ka nisur në Budapest të Hungarisë, ku të premten udhëtoi për pjesëmarrje edhe reprezentacioni kosovar, shkruan "Zëri".

Kosovën në këtë Botëror do ta përfaqësojnë Lum Zhaveli, i cili do të garojë në dy disiplina: 50 metra “Delfin” dhe 50 metra “Krol”, pastaj Melisa Zhdrella, e cila do të garojë në 50 metra dhe në 100 metra “Bretkocë”, e po ashtu Flaka Pruthi, e cila do të garojë ne 50 metra dhe 100 metra “Krol”.

Këta garues synojnë t’i thyejnë rekordet personale. /ZËRI/