Lamtumirë Arsenal, Sanchez befason të gjithë me skuadrën e re

Sport July 21, 2017 - 23:15

Alexis Sanchez dhe agjenti i tij gjatë ditës së sotme janë parë në Paris, me drejtorin e PSG-së, Antero Henrique.

Ylli i Arsenalit me agjentin e tij, të premten janë takuar me zyrtar të PSG-së, për të negociuar transferimin e tij në Francë.

‘Goal.com’ mëson se ky takim ka zgjatur me orë të tëra, në hotelin ky PSG gjithmonë i negocion transferimet.

Kjo bën që spekulimet për transferimin e Sanchezit në Paris, të rriten edhe më shumë./Lajmi.net/