Kosova përmbysë Maqedoninë për një fitore madhështore

Sport July 21, 2017 - 22:48

Përfaqësuesja U20 e Kosovës ka mposhtur Maqedoninë me rezultat 66-64.

Heroi i Kosovës ishte Valon Bunjaku, me shënimin dy pikësh në fund të ndeshjes.

Maqedonasit patën epërsi prej 10 pikëve gjatë pjesës së parë, por të përzgjedhurit e Jeton Nixhës me mbrojtje të mirë dhe sulme efektive, arritën të zvogëlojnë epërsinë, për ta fituar ndeshjen në fund.

Kosova tani është në garë për vend të nëntë në Evropë./Lajmi.net/