Cahill: Terry një humbje e madhe për Chelsean

Sport July 21, 2017 - 16:12

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill është i gatshëm për të marrë rolin e liderit në mbrojtjen e klubit londinez, por gjithashtu thotë se largimi i John Terryt nga skuadra është një humbje e madhe, transmeton zeri.info

Terry nënshkroi me Aston Villan pas largimit nga Chelsea, klub me të cilin kishte pasur 717 paraqitje.

“Natyrisht që John Terry do të jetë një humbje e madhe për ne, por ndjej se e kam moshën e duhur për të përçuar përvojën time te gjeneratat e reja.”, deklaroi Cahill.

“Ne kemi shumë lojtarë me përvojë në dhomat e zhveshjes, por sigurisht ndjej se edhe unë mund të ndihmoj.”, shtoi reprezentuesi anglez./Zëri