Bonucci: Kessie më dha numrin 19

Sport July 21, 2017 - 15:47

Futbollisti i ri i Milanit, Leonardo Bonucci ka konfirmuar se do të mbaj fanellën me numrin 19 gjatë edicionit të ardhshëm, transmeton zeri.info

Ky numër së pari ishte zgjedhur nga mesfushori, Franck Kessie dhe disa raportime thonin se fubollistët kishin pasur probleme mes tyre për këtë çështje.

“Bisedova me Kessien dhe ramë dakord. E falenderoj atë, ai është një djalosh inteligjent dhe i përkushtuar, ai është një ivestim i madh për këtë klub. Për mua numri 19 është shumë i rëndësishëm, e kam mbajtur këtë numër gjatë periudhave të vështira të karrierës sime dhe të jetës personale, kështuqë e falenderoj përsëri.”, deklaroi Bonucci./Zëri