Barazon Shkëndija, më afër kualifikimit

Sport July 20, 2017 - 19:29

Shkëndija e ka barazuar rezultatin ndaj Helsinkit me rezultat 1:1, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Ivan Celikovic ka shënuar në minutën e 70-të, derisa për vendësit autogol në minutën e 28-të kishte shënuar Marjan Radeski.

Shkëndija e ka fituar ndeshjen e parë 3:1 dhe me këtë rezultat është shumë afër kualifikimit në fazën e tretë eliminatore të këtij evenimenti. /Zëri/