'Atletika' me libër nga profesor Kamber Ejupi (FOTO+VIDEO)

Sport July 20, 2017 - 17:35

Atletika është mbretëresha e sporteve. Ateltika, e cila daton që në kohërat antike, është njëra prej sporteve më të popullarizuara në botë, por edhe në Kosovë. Ditën e djeshme ky lloj i disiplinës sportive morri edhe një “infuzion”, pas botimit të librit “Atletika” nga autori Prof. Kamber Ejupi

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është promovuar libri “Atletika” nga autori Kamber Ejupi, një ish sportist dhe trajner i kësaj disipline sportive.

Ky është libri i parë i llojit të tillë në Kosovë dhe u mirëprit mjaft mirë nga të pranishmit në sallën e Bibliotekës Kombëtare.

Autori i librit konsideron se atletika është një sport shumë i rëndësishëm, shkruan zeri.info.

Image

Ejupi thotë se Kosova është e pasur me talentë të shumë, por mungojnë investimet dhe puna profesionale me sportistët e rinj.

Image

Fjalë të mira për librin patën edhe mysafirët. Një libër i thjeshtë, i kapshëm dhe mjaft konkret, thuhej nga folësit në këtë promovim.

Image

Image

Të pranishëm për të nderuar dhe për të thënë një fjalë rasti në këtë eveniment ishin bashkëveprimtarë, publicistë, përfaqësues të Federatës së Atletikës dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Image

“Jam munduar në mënyrë kronologjike që ky libër të shfrytëzohet prej fillestarëve të shkollës fillore e deri te akademikët.”, deklaron autori.

Image

Ejupi kritikon punën e pakët të institucioneve për ndërtimin e fushave sportive.

“Përpara i kemi pasur 8 shtigje të atletikës kurse tani e kemi vetëm stadiumin “Riza Lushta”, madje edhe ajo është në gjendje të mjerueshme. Kemi mbetur vetëm në 45 centimetra shtigje të atletikës për kokë banori, kurse ka vende të cilat kanë shkuar në 85 metra për kokë banori.”, shprehet Ejupi.

Image

“Ky libër, kam menduar që të jetë pretekst për ngritjen e vetëdijes që nga filloristët, të cilët do të ndikojnë edhe te nëna, babai apo edhe te motra e tyre. Atletika duhet të ngritet, ashtu edhe siç quhet si mbretëreshë e sporteve”, shtoi ai.

Image

Autori i librit konsideron se Kosovës nuk i mungojnë talentet por duhet më shumë punë profesionale. “Kosova është një kodër e diamantit me talentët e saj.”, thotë Ejupi. /Zëri/

Image