Kosova e përmbylli me humbje

Sport July 20, 2017 - 17:15

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës e ka përmbyllur me humbje fazën e grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Oradea të Rumanisë.

Kosova të mërkurën mbrëma është mposhtur nga Portugalia me rezultat 77:63 (21:15, 14:7, 22:16, 20:25), shkruan BotaSot.

Më efikasi te Përfaqësuesja jonë ishte Bardhosh Kelmeni me 10 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, kurse te Portugalia më i dalluari ishte Diogo Araujo me 14 pikë e 7 kërcime.

Kosova në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20 ka regjistruar 2 fitore, ndaj Moldavisë e Irlandës, kurse ka pësuar disfatë nga Krocia, Hungaria dhe Portugalia.

Ndeshjen e radhës për pozitat 9 deri në 16, Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj të premten kundër Maqedonisë me fillim nga ora 19:45.

Kampionati Evropian U-20 në Oradea të Rumanisë ka filluar më 14 dhe do të përfundoj më 23 korrik.