Debutimi zyrtar, Panucci e nis më 2 shtator aventurën në stolin kuqezi

Sport July 20, 2017 - 16:58

Panuçi do të jetë në krye të Kombëtares shqiptare për të përfunduar edicionin e kualifikueseve për në botërorin “Rusi 2018”, si edhe për edicionin e radhës të kualifikueseve për në “Euro 2020”.

Tekniku italian pritet që të debutojë në pankinën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e datës 2 shtator që do të zhvillohet në vendin tonë kundër përfaqësueses së Lihtenshtejnit.

Takimi është caktuar që të zhvillohet në orën 18:00 dhe pritet që të bëjë edhe paraqitjen e parë të Panuçit si trajner i kuqezinjve. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë testimi të kuqezinjve përpara kësaj ndeshjeje, ndonëse datat e lira të UEFA-s janë disi të kufizuara.