Shkëndija e do kualifikimin sonte (VIDEO)

Sport July 20, 2017 - 15:56

“Kuqezinjtë” kërkojnë raundin e tretë në UEFA Europa League përmes HJK Helsinkit. Fitorja 3:1 në ndeshjen e parë për trajnerin Osmani dhe kapitenin Hasani është përparësi e mirë, por pasojnë 90-të minuta tjerë ku ekipi do të kërkojë tjetër performansë pozitive

Shkëndija nuk do të mbrojë pozitivën 3:1 nga takimi i parë me HJK Helsinkin, pasi kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Europa League pretendon ta realizojë përmes lojës aktive që korospendon me kualitetin e ekipit.

Në konferncën për media para ndeshjes së kthimit kanë folur shefi i stafit teknik Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.

Image

“Shkëndija edhe pse ka rezultat me epërsi të vogël ka ardhur në Helsinki me optimizëm të plotë për të siguruar vendin në raundin e tretë të UEFA Europa League. Gjatë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje, pasi Helsinki edhe pse humbi në ndeshjen e parë, mendoj se kishte një ditë të keqe dhe për këtë arsye Shkëndija në ndeshjen e nesërme do të hyjë me seriozitet maksimal. Shkëndija nuk din të mbrohet, fizionomia e ekipit është e tillë që gjithmonë kërkon një gol më shumë. Edhe këtu do të luajmë me atë filozofi“, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

“Vijmë këtu me rezultat pozitiv, por që nuk don të thotë se do ta kemi të lehtë. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E marrim takimin me seriozitet dhe shpresoj që me angazhim maksimal të kualifikohemi në raundin tjetër“, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani.