Ekskluzive: Mentor Mazrekaj e Labinot Ibrahimi nga Partizani në Prishtinë

Sport July 18, 2017 - 23:56

FC Prishtina i ka bërë dy përforcime shumë të fuqishme në këtë afat kalimtar. Klubi bardh e kaltërtë i ka kthyer në kryeqytet Mentor Mazrekaj dhe Labinot Ibrahimin.

Marrëveshja është arritur ndërmjet dy presidentëve të Prishtinës dhe Partizanit, Remzi Ejuoi dhe Gazmend Demi në një dark të përbashkët e po ashtu edhe me pëlqimin e vetë futbollistëve, shkruan "zeri.info".

 Mazrekaj dhe Ibrahimi ishin transferuar te klubi i madh i Shqipërisë pikërisht nga FC Prishtina, ata ishin ndër lojtarët më të dalluar të Partizanit ndërsa në sezonin e ri do t'i shërbejnë Prishtinës në luftë për titull dhe kupë.

Prishtina dhe Partizani siç dihet kanë raporte të shkëlqyera fal miqësisë të dy presidentëve. /ZERI/

Image

Image