Zyrtare: Conte vazhdon kontratën me Chelsean

Sport July 18, 2017 - 23:03

Chelsea ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone trajnerit Antonio Conte

Chelsea dhe trajneri italian, Antonie Conte kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2019.

“Antonio Conte ka nënshkruar sot kontratë të re dy vjeçare me Chelsean”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas nënshkrimit të kontratës Conte tha se është shumë i lumtur dhe premtoi se këtë sezon do të punojë edhe më shumë.

“Unë jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re me Chelsean. Ne kemi punuar shumë që të arrijmë këtë sukses, për të cilin jam krenar. Tani duhet të punojmë edhe më shumë që të qëndrojmë në krye”. /Express/