Ky ekip e ka seriozisht për Sanchezin

Sport July 18, 2017 - 15:58

Gjasat që Arsenali ta mbajë në ekip Alexis Sanchezin edhe për sezonin e ardhshëm po bëhen gjithnjë e më të vogla, kështu të paktën shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, sipas të cilit, Paris Saint-Germain e ka nisur betejën për sulmuesin e rrezikshëm kilian.

Ish-futbollisti i Udineses dhe Manchester Cityt kërkohet qe një kohë të gjatë nga Manchester City i Pep Guardiolas, derisa Sanchez nuk e ka vazhduar ende kontratën me “Gunners” dhe kjo duket të jetë larg për të ndodhur.

Ndërkohë, gjiganti francez thuhet se e ka kontaktuar menaxherin e futbollistit, ndërsa interesimi i Bayern Munichut për lojtarin është “ftohur” paksa, për dallim nga javët e kaluara.

Gjithashtu, Sanchez ka oferta edhe nga Kina, por ai dëshiron të qëndrojë në Evropë. /Zëri/