Ky gjigant s’i jep zor për Moratan

Sport July 18, 2017 - 15:50

Chelsea nuk e ka ndërmend t’i japë zor në garën për ta transferuan sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata, raporton zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit, “Blues” janë në kërkim të një sulmuesi të madh, pasi Diego Costa pritet të largohet nga “Stamford Bridge” dhe në fund londinezët e humbën garën me Manchester Unitedin për transferimin e Romelu Lukakut.

Por, përkundër interesimit të fuqishëm për Moratan nga ana e trajnerit Antonio Conte, bordi i Chelseat nuk e ka ndërmend të “luftojë” me Milanin, një ekip tjetër i interesuar për sulmuesin spanjoll dhe të shpenzojë shuma marramendëse parash për transferimin e ish-futbollistit të Juventusit.

Ndërkohë, Morata e ka ndërmend të largohet nga Madridi, ku nuk po gjen hapësira. Reali i do 90 milionë euro për shitjen e tij. /Zëri/