Di Maria zbulon të ardhmen e tij

Sport July 18, 2017 - 15:24

Angel Di Maria mbetet një lojtar i kërkuar nga klubet e njohura evropiane, por mesfushori ofanziv argjentinas e ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në Paris Saint-Germain, përcjellë zer.info.

Megjithatë, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit nuk është i sigurt nëse edhe gjiganti francez dëshiron ta mbajë atë në skuadër.

“Pa dyshim, unë dua të rri këtu. Sa i përket klubit, nuk e di. Familja ime është mirë në Paris dhe unë jam i lumtur”, ka thënë futbollisti i krahut për “Le Parisien”, derisa gjendet në SHBA për turnetë verorë me ekipin francez.

“Objektivat e këtij sezoni? Si në të gjitha vitet: të fitojmë gjithçka. Sezonin e kaluar i fituam dy kupa nacionale, por e kemi humbur kampionatin dhe jemi eliminuar në Champions. Këtë vit do të mundohemi të bëjmë rrugë sa më të gjatë në Champions, ta fitojmë kampionatin dhe t’i mbrojmë Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës”, ka shtuar Di Maria, të cilin e pëlqen Interi.

Ai synon të shkëlqejë përsëri këtë sezon, njëjtë siç e mbylli të kaluarin. /Zëri/