Klubi i njohur evropian e do Agueron

Sport July 18, 2017 - 13:21

Vazhdojnë të qarkullojnë zëra rreth largimit të Sergio Agueros nga Manchester City, raporton zeri.info.

Edhe pse ishte sulmuesi kryesor i “Citizens” në vitet e fundit, “El Kun” mund t’i bëjë valixhet gati këtë verë pasi trajneri Pep Guardiola ka plane tjera në repartin ofanziv.

Nga ana tjetër, Chelsea duket të jetë skuadra më e interesuar për përfaqësuesin argjentinas.

“Blues” dështuan ta transferonin Romelu Lukakun, i cili përfundoi në Manchester United dhe po hasin në vështirësi për ta blerë Alvaro Moratan e Real Madridit, prandaj tash e kanë vënë fokusin tek ish-futbollisti i Atletico Madridit.

Sipas “Sky Sports”, interesimi i kampionit anglez për argjentinasin është mjaft i fortë dhe londinezët e shohin atë si zëvendësues ideal të Diego Costas, i cili i ka prishur punët me trajnerin Antonio Conte dhe pritet të kthehet në Atletico Madrid këtë verë. /Zëri/