De Sciglio largohet nga Milani, bëhet me ekip të ri

Sport July 18, 2017 - 13:08

Mattia De Sciglio është i gatshëm të bëhet lojtar i ri i Juventusit, shkruajnë mediat italiane, raporton zeri.info.

Mbrojtësi italian është larguar nga qendra stërvitore e Milanit në Kinë, ku po përgatitet gjiganti italian në fazën parasezonale, duke i përshëndetur tashmë ish-bashkëlojtarët e tij, duke e marrë rrugën drejt Italisë, ku do të mbërrijë sonte.

Ai do të zbarkojë në aeroportin “Malpensa” të Milanos, derisa nesër mbrojtësi i Përfaqësueses së Italisë do të jetë në Torino për t’i kryer vizitat mjekësore në “J Medical”, para se ta nënshkruajë kontratën që do ta lidhë me klubin “Bianconeri”, ku do të punojë përsëri me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili ia kishte mundësuar debutimin me Milanin kur ishte 18 vjeç.

Për këtë shitje, “Rossoneri” do t’i inkasojnë 12 milionë euro. Me ardhjet e reja, në San Siro s’kishte më vend për De Scilion. /Zëri/