222 milionë euro për Neymarin

Sport July 18, 2017 - 12:57

Neymar do të jetë subjekt i një transferimi në Paris Saint-Germain këtë verë. Gjiganti francez e ka ndërmend ta “thyejë” bankën për brazilianin, raporton “GianlucaDiMrazio.com”, përcjellë zeri.info.

Klubi francez e pëlqen qe një kohë të gjatë yllin brazilian, por ish-futbollisti i Santosit e vazhdoi kontratën me Barcelonën verën e kaluar.

Këtë radhë, francezët nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe dhe janë të vendosur që ta transferojnë atë në kryeqytet, duke e paguar shumën e klauzolës së tij prej 222 milionë eurosh. /Zëri/