Tifozi e këshilloi kampionen e tenisit, e cila e ftoi në fushë dhe ai pranoi ta sfidojë Clijstersin (Video)

Sport July 17, 2017 - 19:54

Crhis Quinn për një moment u bë njeriu më i famshëm në finalen e tenisit në Wimbledon.

Në fakt, po zhvillohej takimi final i tenisit në dyshe, ku në njërën anë ishin Kim Clijsters dhe Rennae Stubbs, ndërsa si kundërshtar kishin Conchita Martinez dhe Andrea Jaeger.

Por, në një moment tifozi irlandezë kur mbretëroi heshtja në shkallët e stadiumit, u përpoq t’i jepte instruksione tenistes belge, Clijsters.

"Ju më keni bërë hero të madh para tre vajzave e mia që ju adhurojnë", tha pas kësaj Quinn

Kjo e fundit bëri një gjest të paparë deri më tani në tenis, ku pa hezitim e ftoi atë në fushë.

Quinn nuk ngurroi dhe pranoi të sfidojë kampionen belge në finalen e turneut më prestigjioz në botë.

Megjithatë, ekzistonte një problem. Tenisti, sipas rregullave të Wimbledonit, duhet të vishet me të bardha. Edhe për këtë kishte zgjidhje Clijsters, e cila mori një fustan që kishte në çantë dhe ia veshi irlandezit.

Kim Clijsters dhe kundërshtarja Conchita Martinez nuk mundën të ndalen së qeshuri.

Ky fundit nuk e çoi dëm këtë përpjekje të Kimit, ku në dy shërbime “të lehta” të Cliejsters, ia ktheu topin dhe me ç’rast mori duartrokitje të mëdha.

Saga këtu nuk kryhet pasi që Quinn i ka bëri një ofertë Clijstersit që fustanin t’ia blejë, me kusht që ajo paratë t’i dhurojë për bamirësi, ndërsa nuk mungoi edhe një fotografim i përbashkët.

Se a do të pranojë belgia mbetet të shihet, por dihet se Clijsters dhe Stubbs fituan turneun me rezultat 2:0, në sete 6-2, 7-5.

Tjera herë kur të merrni pjesë në një ngjarje sportive, duhet të jenë të kujdesshëm me kritikat tuaja , ose pasi që mund ta gjeni veten para një sfide të paparë në jetë. /Telegrafi/