Familja Xhaka i dhuron topa PC Prishtinës (FOTO)

Sport July 17, 2017 - 19:02

Pas dhjetë ditësh pushim kanë rinisur seancat stërvitore në kuadër të fazës së dytë përgatitore.

Ato së pari do të zhvillohen në fushat e stadiumit të KEK-ut.

FC Prishtina ka njoftuar se Ragip Xhaka, babai i vëllezërve Xhaka i ka dhuruar skuadrës disa topa, transmeton "Zeri.info".

"Ndërsa, para fillimit të treningut, babai i dy futbollistëve Xhaka, Ragip Xhaka, ka dhuruar topa për skuadrën tonë për çka futbollistët dhe shtabi teknik e falënderuan për dhuratat të cilat janë s’janë të parat nga babai i dy yjeve futbollistë shqiptarë, Taulant e Granit Xhaka", thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. 

Image

Image