Liverpooli me ngulm pas Keitas

Sport July 17, 2017 - 16:03

Liverpooli do të tentojë përsëri për mesfushorin e RB Leipzigut, Naby Keita, transmeton zeri.info

Klubi gjerman refuzoi një ofertë prej 57 milionë funtesh të Liverpoolit për mesfushorin, por anglezët do të vazhdojnë interesimin për Keitan.

Së fundmi trajneri i Leipzigut, Ralph Hasenhuttl ka deklaruar se Naby Keita ndihet rehat te klubi gjerman.

Por pavarësisht këtyre deklaratave, Liverpooli nuk dëshiron të tërhiqet.

Keita mbetet prioritet për Jurgen Kloppin në këtë afat kalimtar./Zëri