Gazeta e madhe spanjolle e lavdëron shqiptarin e Atletico Madridit

Sport July 17, 2017 - 14:54

Gazeta prestigjoze spanjolle “AS”, i ka kushtuar një shkrim talentit shqiptar që luan me Atletikon e Madridit, Keidi Bare i cili është një nga 5 futbollistët e rinj që po marrin pjesë në pregatitjet parasezonale që po zhvillon ekipi madrilen dhe shqiptari është në qendër të vëmendjes, pasi po bëhët një nga pikat kryesore të madrilenëve.

Futbollisti i Kombëtarës U21 ishte lojtari i dytë më i mirë në testet mjekësore pas Vrsaljkos dhe gjithashtu ka shënuar një gol në sesionin e fundit të javës së parë.

Gazeta shkruan se Keidi është një futbollist ashtu siç e preferon Simeone, i cili ka agresivitet, intensitet, lufton për karrierë dhe bën shumë presion. Gjithashtu ai është shumë serioz në punë.

“Bare është i përqendruar dhe ka një prekje topi shumë të kënaqshme. Ai është një prej atyre lojtarëve “të rëndë”, i cili mund të luajë si 6 ose 8, por kur ai përparon, pozicioni i tij e bën ndeshjen shumë të vështirë për rivalët. Fizikisht është lart dhe kthehet të ndihmojë edhe prapa. Ai ende jeton në rezidencën e Atletikos, por tashmë ka edhe një tjetër ëndërr: Të marrë prindërit e tij në Spanjë…”, e përfundon gazeta spanjolle shkrimin, shkruan sportal.al.