Arsenali pas Dembeles

Sport July 17, 2017 - 13:34

Arsenali do të vihet pas shërbimeve të sulmuesit të Celticut, Moussa Dembele në rast të largimit të kilianit, Alexis Sanchez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kilian ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur me klubin londinez dhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Trajneri, Arsene Wenger dëshiron ta mbajë futbollistin por nuk dëshiron të rrezikojë që ta humbasë për asnjë cent në verën e vitit e ardhshëm.

Në rast të shitjes së Sanchezit Arsenali do të vihej në kërkim të sulmuesit, Moussa Dembele.

Arsenali nuk dëshiron ta shesë futbollistin te rivali i tyre në Premierligë, Manchester City, ekip i cili ka shprehur interesim të madh për kilianin.

Dembele realizoi 32 gola në 48 paraqitje për Celticun gjatë edicionin të kaluar dhe është vetëm 21 vjeçar./Zëri