Leiva te Lazio

Sport July 17, 2017 - 12:24

Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva ka arritur në Romë për të kompletuar transferimin e tij te Lazio, transmeton zeri.info

30-vjeçari do t’iu kushtojë italianëve 5.5 milionë euro. Braziliani arriti të dielën në Romë, ku edhe është pritur nga tifozët e skuadrës italiane.

Pas testeve mjekësore pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i transferimit të Lucas Leivas.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ende nuk kam folur me trajnerin, Simone Inzaghi. Forca Lazio”, ka deklaruar Leiva.

Braziliani do të zëvendësoj të sapo larguarin, argjentinasin, Lucas Biglian, i cili kompletoi transferimin e tij te Milani për 17 milionë euro plus 3 milionë bonuse.

Lucas Leiva ka bërë 346 paraqitje me Liverpoolin, 31 prej të cilave vetëm në edicionin e kaluar.

Braziliani largohet pas një dekade të kaluar te gjigandi anglez./Zëri