Roma ofron 30 milionë për Mahrezin

Sport July 17, 2017 - 11:58

Roma ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh në drejtim të Leicester Cityt për mesfushorin, Riyad Mahrez, raporton “France Football”.

Interesimi i romakëve për futbollistin është mjaft i madh dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet gjatë javëve në vazhdim, transmeton zeri.info

“Sky Sport Italia” kishte raportuar më herët se Leicester City kishte refuzuar një ofertë prej 23 milionë nga Roma, kurse tani klubi italian ka rritur ofertën e saj në 30 milionë euro.

Gjithashtu sipas disa raportimeve thuhet se reprezentuesi algjerian do të preferonte një kalim te Roma para Arsenalit apo Manchester Cityt. Besohet se Leicester City është i gatshëm që të shesë algjerianin për 35 milionë euro.

Për futbollistin ka shprehur interesim edhe Monaco./Zëri