Interi arrin marrëveshje për Keitan

Sport July 17, 2017 - 11:46

Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Lazios, Keita Balde për 22 milionë euro, transmeton zeri.info

Reprezentuesi senegalez ka refuzuar rinovimin e kontratës me lazialët dhe marrëveshja momentale e futbollistit me klubin italian skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Futbollisti mungoi në një ndeshje miqësore të Lazios dhe u largua nga kampi i stërvitjes për të udhëtuar drejt qytetit të Milanos, raporton “Radiosei”, e cila është mjaft e afërt me Lazion.

“Mediaset” raporton se tashmë ekziston një akord mes Interit dhe Lazios për Ketian.

Futbollisti pritet të nënshkruaj një kontratë pesë-vjeçare dhe do të ketë një rrogë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Me ardhjen e reprezentuesit sengelaz, tashmë do të hapet dera për largimin e kroatit, Ivan Perisic drejt Manchester Unitedit./Zëri