Manchester United afër Perisicit

Sport July 17, 2017 - 11:33

Manchester United është pajtuar që të paguajë shumën prej 45.7 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit të Interit, Ivan Perisic, transmeton zeri.info

Sipas gazetës angleze “The Sun”, reprezentuesi kroat pritet t’iu bashkohet anglezëve në turin parasezonal në Amerikë, vend në të cilin edhe do të kompletohet transferimi i tij.

Kroati që një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një transferim te Manchester United, por klubi dhe anglez dhe Interi nuk arrinin akordin për shifrën e transferimit të lojtarit.

Klubi italian ndërkohë duket se ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Lazios, Keita Balde, si zëvendësues për reprezentuesin kroat. Perisic kishte realizuar 11 gola dhe 12 asistime me fanellën e Interit gjatë edicionit të kaluar./Zëri