Kryeziu, gjithnjë e më afër gjigantit italian

Sport July 02, 2017 - 16:36

Lazio ia ka vënë syrin futbollistit kosovar, Hekuran Kryeziu, shkruajnë mediat italiane, përcjellë zeri.info.

Drejtori sportiv, Igli Tare dhe presidenti i klubit Claudio Lotito po mendojnë ta transferojnë 24 vjeçarin, i cili ka kontratë me Luzernin deri më 30 qershor 2018.

Madje, mediat italiane shkruajnë se ky emër nuk është i ri për “Biancocelesti”, të cilët e vëzhgojnë përfaqësuesin kosovar qe një kohë.

Tare e njeh mjaft mirë bashkëkombësin e tij dhe ka folur shumë mirë për mesfushorin kosovar. Sipas thashethemeve që qarkullojnë në Itali, Kryeziu shumë shpejtë mund të transferohet në kryeqytetin italian, pasi ky kalim do t’ju konvenonte të gjitha palëve.

Edhe vetë lojtari është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë pasi ka bërë përvojë të mjaftueshme në Zvicër. /Zëri/