Munishi ia nis përgatitjeve me Vëllaznimi, iu bashkohen edhe tre lojtarë të rinj

Sport July 02, 2017 - 15:58

Vëllaznimi ashtu sikurse edhe Llapi e Gjilani ka nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Mirëpo, për gjakovarët risi është trajneri i ri, Ismet Munishi.

Ish-tekniku i Dritës e drejtoi stërvitjen e parë me ekipin gjakovar, derisa të pranishëm ishin shumica e futbollistëve, duke përfshirë edhe Samir Sahitin.

Ndërkohë, po testohen tre futbollistë, dy nga Maqedonia dhe një nga Kosova.

Fjala është për Furkan Aliu, i cili ishte pjesë e Vëllazrimit nga Kërçova dhe Samir Veliut nga Rabotniçki.

Ndërkohë, nga Drenica në prova është Drilon Bekteshi.