Manchester United vëzhgon Lukakun

Sport July 02, 2017 - 15:50

Manchester United dëshiron të transferoj sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku edhe nëse nënshkruajnë me Alvaro Moratan, raporton “The Sun”.

Trajneri, Jose Mourinho dëshiron të transferoj dy sulmues gjatë këtij afati kalimtar.

Sidoqoftë, ky transferim do të jetë i vështirë të ndodhë për shkak se reprezentuesi belg ende ka mosmarrëveshje me Mourinhon sepse ishte pikërisht portugezi që e largoi Lukakun nga ekipi i Chelseat./Zëri