Dy medalje në Evropian

Sport July 02, 2017 - 14:42

Xhudoja vazhdon t’ia zbardhë fytyrën Kosovës. Garuesit e këtij sporti luftarak ia kanë sjellë vendit tonë edhe dy medalje nga Kampionati Evropian për të rinj U-18.

Shpat Zeka dhe Laura Fazliu kanë fituar medalje të bronztë në këtë eveniment, derisa Erza Muminoviqit pati paraqitje premtuese, pasi është e re, por me perspektivë të madhe, shkruan zeri.info.

Ekipin në këtë kompeticion e ka udhëhequr asistent-trajneri Fatos Tabaku, derisa trajneri Driton Kuka ndihet i lumtur dhe krenar me këto arritje.

Image

“Shpati tregoi se si me punë dhe përkushtim arrihen rezultatet e mëdha përkundër sfidave që jeta ja ka përplas qysh si i ri. Laurës iu shpagua sakrifica e ndarjes nga familja qysh para dy viteve kur si 15 vjeçare erdhi dhe aktualisht jeton në Pejë. Laura hapat e parë i mori në klubin e xhudos “Trepça” të Mitrovicës. Këto sakrifica medaljet e këtyre dy luftëtarëve të rinj i bën edhe më të shkëlqyeshme!”, ka thënë Kuka.

“Urime. Tanimë Majlinda, Nora, Disi e Akili kanë edhe dy protagonistë medaljesh zyrtare nga Kampionatet Evropiane!”, përfundoi trajneri i suksesshëm kosovar. /Zëri/

Image