​Trepça ’89 rikthehet në Kosovë, iu deshën 30 orë udhëtim

Sport June 29, 2017 - 15:34

Pas më shumë se 30 orëve udhëtim, Trepça ’89 është kthyer në Kosovës, pas ndeshjes ndaj Vikingur në Ligën e Kampionëve

Futbollistët dhe stafi i Trepçës ’89, të enjten në mëngjes janë kthyer në Kosovë nga Ishujt Faroe, ku të martën zhvilluan ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Vikingurit.

Në fakt, rikthimi u realizua nga Gjermania, pasi nuk kishte lidhje direkte nga Ishujt Faroe dhe për të ardhur në Kosovë, iu desh të kalojnë hiq më pak se 30 orë me transport të kombinuar, ajror, tokësor dhe nëntokësor.

Pavarësisht të gjithave, trajneri i 89-shit dhe disa futbollistë, e vlerësuan si pozitive paraqitjen në ndeshjen e rrethit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ani pse në fund u mposhtën 2:1.

Të martën Trepça ’89 do të ketë mundësi që të hakmerret dhe të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. /Express/