Prishtina e cila sakrifikoi më së shumti, që Prishtina e tanishme të shkruajë historinë (FOTO)

Sport June 29, 2017 - 14:38

FC Prishtina sot shkruan historinë e saj, duke debutuar në Ligën e Evropës, synim ky që ishte që prej pavarësimit të futbollit kosovar.

Për të ardhur deri te kjo ditë, shumë gjenerata u sakrifikuan, duke luajtur nëpër ara.

Krahas gjeneratës së artë të viteve 80-ta, në vitet e 90-ta ishte gjenerata e patriotizmit, e cila mbijetoi përkundër presioneve serbe, dëbimit nga stadiumi dhe luajtjes së garave nëpër ara.

Gazeta Olle ju sjell një foto të disa prej atyre që sakrifikuan shumë për të pritur këtë ditë.

Nga e majta në këmbë: Bahri Berisha (trajner i portierëve), Afrim Tovërlani, Ahmet Beselica, Bekim Gashi, Avdullah Rafuna, Muharrem Sahiti, Arbnor Morina, Jusuf Tortoshi (trajner). Ulur nga e majta: Fatmir Namani, Milaim Humolli, Hysni Dragaqina, Eroll Salihu, Suad Keqi.

Fotoja është bër në stadimin e Llukarit, i cili atëbotë ishte qerdhja e Prishtinës, dhe shumë skuadrave tjera.

Prishtina e tanishme luan sonte nga ora 20:00 me IFK Norrkopingun e Suedisë.Image