Plisat në Suedi: Hajde Prishtinë, luani për ne, luani me zemër...

Sport June 29, 2017 - 14:13

Tifozët e Prishtinës, “Plisat” e kanë marrë rrugën drejt Suedisë për ta mbështetur klubin e tyre të zemrës në ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare dhe historike, të cilën do ta zhvillojnë sonte ndaj Norrkopingut, në rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues.

Kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati, në emër të këtij tifo-grupi, e ka bërë një postim në Facebook, përmes së cilit i motivon futbollistët Bardhekaltër dhe shihet fotografia me “Plisat” që mbajnë shalla dhe fanella të klubit.

“Hajde PRISHTINË!

Për 95 vite Histori, Lavdi dhe Krenari.

Për 17 tituj gjatë këtyre viteve të lavdishme.

Për 10 tituj pas pavarësimit të futbollit të Kosovës.

Për 5 Kupa të Republikës së Kosovës.

Për 9 Superkupa.

Për fitoret e mëdha ndaj Zvezdës (16 Tetor 1983), ndaj Partizanit të Beogradit, ndaj Dinamo Zagrebit etj.

Për EHO-n e famshme.

Për Stadiumin plot me shikues gjatë viteve 1980-1990.

Për Gjeneratën e Artë të Klubit.

Për Plisat.

Për Qelin dhe gjithë Plisat tjerë që ndërruan jetë, ëndrra e të cilëve sot po bëhet realitet.

Për djersën dhe gjakun e derdhur për fanellën me ngjyrat më të bukura në botë ( Bardhë e Kaltër)

Për qytetarët e Prishtinës, të Kosovës si dhe gjithë Shqiptarëve në Trojet Etnike dhe kudo që gjinden nëpër botë.

Luani për ne, luani me zemër...”. /Zëri/