Zbulohet shuma që De Biasi "i fali" FSHF-së pas largimit të parakohshëm

Sport June 29, 2017 - 14:01

Gianni De Biasi u largua para disa javësh nga drejtimi i Shqipërisë, teksa ka arritur një marrëveshje me FSHF për të mbyllur kontratën e tij me Shqipërinë. 

Mes palësh është arritur një pak "xhentëlmenësh", që pagesat për teknikun italian të ndërpriten në muajin qershor. Pra, me largimin zyrtar nga Shqipëria, De Biasinuk do të marrë pagën deri në fund të kontratës.

Në bazë të përllogaritjes për katër muajt e mbetur deri në fund të muajit tetor, ish-trajneri ka falur rreth 168 mijë euro që do të përfitonte nëse do të respektonte deri në fund kontratën e tij. 

Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Strategu italian ka përfituar 1.8 milionë euro nga aventura e tij 5 vite e gjysmë në krye të kuqezinjve. 

Gianni De Biasi

Periudha 2011-2015
Paga 27.000/ muaj

Periudha 2016-2017
Paga 42.000 /muaj 12 muaj
Bonuse 648.000 euro

Totali 1.8 mln euro /albeu.com/