Trajneri Thaqi flet për Liridon Lecin

Sport June 28, 2017 - 19:52

Trajneri i FC Prishtinës, Arsim Thaqi është pyetur në konferencë për shtyp për Liridon Lecin, i cili ka qenë i përfolur për kurdisje të ndeshjeve në Suedi vite më parë, shkruan zeri.info.

E përgjigja e Thaqit ishte se Leci është pjesë e ekipit në Norrkoping, ndërsa ende nuk ka vendosur nëse do ta vendosë në lojë apo jo atë për shkak të një dëmtimi.

Mirëpo, ai ka treguar se nesër do ta marrë vendimin nëse mbrojtësi majtak do të luajë nga minuta e parë apo jo, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues, që nisë në orën 20:00. /Zëri/