Morata do të përfitoj nga Manchester United

Sport June 28, 2017 - 17:08

Ish trajneri i përfaqësueses së Spanjës, Vicente Del Bosque thotë se sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata do të përfitonte nga një transferim i mundshëm drejt Manchester United, transmeton zeri.info

“Është fakt për futbollin tonë se çdo lojtar i cili është transferuar jashtë vendit ka qenë i gatshëm për të luajtur. Nuk do të jetë problem për ekipin e Spanjës.”, deklaron Del Bosque.

“Ai është një lojtar me një fizik të mirë dhe me aftësi të mira teknike, por procesi i formimit të lojtarëve nuk është çdoherë i njejtë.”, përfundoi spanjolli./Zëri