Shuhet një 'dallëndyshe'

Sport June 27, 2017 - 23:37

Kosova ka mbetur pa një “dallëndyshe”. Sali Riza Gërqina, njëri prej kërcimtarëve më të mirë në histori të Urës së Fshejt, ka ndërruar jetë të martën, shkruan zeri.info.

Gërqina, me kërcimet e tij në stilin “dallëndyshe”, i cili ishte një specialitet për të, i kishte bërë për vete të gjithë dashamirët e këtij sporti atraktiv.

Ai ishte kampion i shumëfishtë i kërcimeve, derisa ishte më i miri edhe vitin e kaluar, pasi kishte impresionuar me saktësinë e tij në kërcimin nga lartësia në ujë. /Zëri/