Barcelona ultimatum Arsenalit për Bellerinin

Sport June 27, 2017 - 20:42

Nëse Barcelona nuk arrin marrëveshje për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, atëherë do të shqyrtojë opsionet tjera, transmeton zeri.info

Sipas gazetës katalunase “Mundo Deportivo” Barcelona është duke e humbur durimin me klubin e Arsenalit.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe e sheh Bellerinin si përforcimin e duhur për këtë pozicion./Zëri