Hajvalia me përforcime bombë, nga Kenia e Portugalia

Sport June 26, 2017 - 17:38

Kampioni i Kosovës, Hajvalia (femrat), ka bërë përforcime bombë nga Kenia dhe Portugalia. Është klubi i parë nga Kosova që ka sjellë përforcime të mëdha nga shtetet e jashtme.

Kryetrajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, tha se janë përforcime të mëdha për garat e Champions League, shkruan Bota Sot.

“Jemi përforcuar me futbollistet Esse Akida nga Kenia, Cristina Nafula nga Kenia, e cila është lojtarja e Vitit në shtetin e saj, Lenche Adreevska nga Maqedonia, Raquel Infante nga Portugalia. Këto lojtare kanë luajtur në Kampionatin Botëror përkatësisht në 1/8 e finales në Kanada. Sepse qëllimi ynë është me kaluar grupin kundër super ekipeve. Javën e ardhshme zbarkojnë këto lojtare në Kosovë dhe do të firmosin edhe me një tjetër jashtë vendit”, tha Bajrami.

Image