Shkëndija - Dacia, të martën dalin në shitje biletat

Sport June 26, 2017 - 17:34

Ndeshja e parë e sivjetshme në Liga Evropa do të shihet për 200 denarë. Biletat në treg nga e marta.

Ndeshja e parë e eliminatoreve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias nga Moldavia do të mund të shihet për 200 denarë, njofton klubi shqiptar nga Maqedonia.

Biletat do të dalin në treg nga dita e martë (27.06.2017) në orën 10:00. Të njëjtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit Mktickets.

Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.

Përballja Shkëndija-Daçia luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 18:00.

Image