Bekim Balaj shënon tripletë në miqësore me ekipin e tij (VIDEO)

Sport June 26, 2017 - 15:28

Bekim Balaj më në fund është rikthyer te goli, teksa ka shënuar tripletë në miqësoren që Akhmat fitoi me Vorgl me rezultatin 5-1. Ravaneli dhe Mirzov shënuan të parët, ndërsa më pas radhën e mori sulmuesi shkodran.

Golin e parë e realizoi pas një pasimi që mori në zonë dhe me portën e boshatisur Balaj nuk gaboi. Në golin e dytë mori një asist nga Roshi, ndërkohë që në të tretin mori një tjetër pasim nga krahu i djathtë për ta shtyrë topin në rrjetë. /albeu.com/