Këto janë fanellat e reja të FC Prishtinës (FOTO)

Sport June 26, 2017 - 15:13

FC Prishtina i ka prezantuar sot fanellat e reja përmes grupit të saj në rrjetin social, Facebook, shkruan zeri.info.

Në fotografi shihen tri lloje të fanellave, fanella si vendës, si mysafirë dhe e treta rezervë, të cilat duken mjaft të bukura.

“A po Ju pëlqejnë?”, shkruan klubi më i madh në Kosovë.

Prishtinasit pritet të paraqiten me këto fanella në ndeshjet e fazës së parë eliminatore të Europa Leagues këtë të enjte dhe të enjten tjetër ndaj Norrkopingut. /Zëri/

Image